Fatmir Sejdiu, pasi nuk zgjidhet kryetar drejton akuza të rënda ndaj partisë

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu aktual i LDK-së, Isa Mustafa e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për shef partie.

Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës.

Sejdiu është shprehur se LDK nuk mund të hecë përpara në këtë mënyrë Ai se e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këto ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe”.

“Kam provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth cështjes për kryetarin koncensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kam marrë një të tillë”, ka deklaruar Sejdiu.

Të ngjashme