Fatmir Sejdiu për Albert Rohan: Prehu në paqe mik i madh i Kosovës

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rohan, Qeverisë dhe popullit të Austrisë, për vdekjen e diplomatit të njohur Albert Rohan.

Sejdiu tha se Rohan do të kujtohet përherë për kontributin e madh për paqen në Ballkan.

“Albert Rohan, do të jetojë në kujtesën e shoqërisë sonë për kontributin e jashtëzakonshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme