Faton Abdullahu: Thaçi po bën aventurë politike, Veseli dhe Haradinaj po e ndihmojnë

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i ish-kryeministrit ]Isa Mustafa, Faton Abdullahu, po e konsideron presidentin Hashim Thaçi joserioz dhe si njeri që po bën lojëra politike.

Derisa ka debatuar për çështjen e dialogut në Klan Kosova, Abdullahu ka thënë se kjo politikë e kryesuar nga Presidenti Thaçi duhet mënjanuar ndonëse qasjen e tillë të tij e solli Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

”Askush nuk është kundër marrëveshjes, por të gjithë duhet të jenë kundër marrëveshjes e cila buron nga jolegjitimiteti”.

”Kjo gjendje duhet të mënjanohet dhe të vijnë raporte të reja”.

”Duhet ta ndalim aventurën politike të Presidentit Thaçi. Ai e thotë në mënyrë direkte se po e marrim Luginën e Preshevën, por s’do japim asgjë”.

”Kjo është joserioze”.

”Të gjitha i mohon, këtë mohim, këtë qasje të tij e ka ndihmuar Kuvendi i Kosovës, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj”.

”Ata janë vonuar e ky është rezultati”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme