Faton Topalli: Nuk do të jem kandidat për deputetë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet të Kuvendit.

Topalli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se arsyet e moskandidimit të tij janë personale.

“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së”, ka shkruar Topalli.

Postimi i plotë:

Nuk do të jem kandidat

Tani kur po përpilohen listat e partive politike për deputetë, dua t’iu njoftojë që nuk do të jam pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK. Arsyet e moskandidimit tim janë personale. Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së.

Prej 41 vitesh të aktivitetit tim politik, në pak më shumë se 6 prej tyre kam qenë deputet. Shumë politikanë thonë se e duan vendin, por realisht nuk i duan njerëzit. E, kush nuk i do njerëzit, nuk mund ta dojë vendin. Unë i dua njerëzit, dhe kjo është çfarë më ka shtyer të angazhohem politikisht. Angazhimi politik në shumicën e aktivitetit tim ka qenë jashtë institucioneve dhe vazhdimisht në mbështetje të opozitës. Mua më pëlqen më shumë të jem mes njerëzve, aty ku politika zhvillohet; në fshat, në lagje, në projekte sociale. Jo domosdoshmërisht në Kuvend. Kjo është çështje personale dhe shpresoj në mirkuptim.

Në legjislaturën e katërt kam qenë nënkryetar i Komisionit për Bujqësi, në legjislaturën e pestë Kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike dhe në legjislaturën e gjashtë isha kryetar i Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së. Për më shumë se 6 vite kam qenë zë i qytetarëve pa zë; filluar prej çështjeve të të drejtave të punëtorëve, çështjeve sociale, problemeve të mërgatës, kartonit të gjelbër, përpilues i amandamenteve të ndryshme dhe sponzorizues ligjesh. Në PSD kam vazhduar t’i kryesojë ato tema të cilat i kam ngritur edhe në LVV. Unë i falënderoj të gjithë ata miq të mi të sinqertë, që më mbështetën në rrugtimin tim si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe të gjithë ata aktivistë që më ndihmuan dhe mbështetën në Partinë Socialdemokrate. Jam përpjekur dhe shpresoj që ia kam dale të jape kontribut të çmuar siç i takon një deputeti.

Ndarja me Lëvizjen Vetëvendosje! qe e dhimbëshme. Shumë qytetarë ma kanë thënë që janë zhgënjyer nga të dy palët. Edhe unë, duke pasur parasysh investimin fizik, mendor e material prej vitit 2011 deri në vitin 2018, jam ndër ata që janë zhgënjyer më së shumti. Gjatë kësaj kohe më kanë sharë, fyer, më kërcënuan mua dhe fëmijët e mi, më etiketuan me 1000 epitete, e nuk lane gjë të ulët pa bërë. Por, nuk ma thanë asnjë argument, qoftë edhe një të vetëm, se në cilat tema kam tradhëtuar votuesit e mi. Kjo më bëri krenar dhe në të njejtën kohë më ka mërzitur për nivelin politk të disa bashkëudhëtarëve të mi. Sidoqoftë unë mund ta shikojë secilin prej tyre në sy, derisa shumë prej tyre ulin sytë kur kalojnë pranë meje.

Uroj që legjislatura e shtatë të jetë më e mirë se kjo e fundit. Uroj që kjo legjislaturë të jape shembullin që PSD po tenton ta instalojë në politikë: debatin pa sharje e fyerje, debatin konstruktiv dhe sjelljen me etikë e integritet.

Edhe një herë faleminderit për mbështetjen dhe mirëupafshim në betejat e reja politike!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme