Fehmi Ferati: Albini mos t’i jap dorën askujt në Mitrovicë, qyteti s’ka pas ujë tash e 36 orë

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune Fehmi Ferati ka qenë i ashpër kohëve të fundit me këtë subjekt politik.

Ferati që njihet edhe si aktor dhe moderator i njohur, përmes një statusi në Facebook ka këshilluar Albin Kurtin që kur të vizitoj në Mitrovicën të ketë kujdes e të mos ia zgjas dorën askujt, sepse ky qytet që udhëhiqet nga Vetëvendosje, ka 36 orë që është pa ujë.

Mirëpo Ferati nuk ka këshilluar vetëm Kurtin, ai ka këshilluar edhe qytetarët që të kenë kujdes nga ata që bëhen militant të partisë së Kurtit pas 14 shkurtit.

Ndryshe Kurti i shoqëruar me Vjosa Osmanin nga ora 11:00 do të mbaj një tubim parazgjedhor me qytetarët e Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme