“Fëmijët e lazdruar të VV-së tashmë janë qetësuar dhe nuk do ta gjuajnë Mustafën as LDK-në”

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Bajrush Morina: PDK është larguar nga pushteti, kjo është mrekullia për mua

Në emisionin Zona Zgjedhore në Klan Kosova sonte ishte “prezent” edhe drejtuesi i portalit Bota Press, Bajrush Morina, me anë të lidhjes direkte përmes internetit nga New York-u.

Në temën se si do të duket qeveria e re e Kosovës, ai e përkrahu koalicionin VV-LDK, duke e vlerësuar kohën që ata po e kalojnë në negociata mes veti tani që KQZ ende nuk i ka shpallur rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Mbase ne që jemi larg i shohim gjërat pak më ndryshe në Kosovë. Ajo që unë po shoh është fakti se këto dy parti politike duket që e kanë marr shumë seriozisht çështjen e formimit të institucioneve, pra çështjen e shtetit dhe jo të pushtetit, dhe kjo është ndryshe prej herëve të tjera. Ky është një koncept i ri i formimit të institucioneve”.

“Unë po flas për programin dhe takimet e grupeve punuese, që janë ndryshe prej që jemi mësuar deri tash, po e shfrytëzojnë kohën kur KQZ-ja ende nuk e kanë shpallur rezultatin final dhe në momentin kur ky institucion ta shpallë rezultatin këta janë gati ta fillojnë punën”.

“Dëshira ime ka qenë për Vjosën për postin e kryeministrit dhe këtë nuk e fsheh, ndërkaq votuesit kanë vendosur që kjo t’i besohet Albin Kurtit, pra çështja e kryeministrit nuk është çështje debati në mes të partive politike”.

“Kurti – Osmani është e vetmja shpresë që e kanë kërkuar populli i Kosovës. Këto dy personalitet po i shoh si fitues, pra Albini dhe Vjosa, do të doja që këta të jenë në krye të qeverisë”.

“Posti i ministres së jashtme sigurisht që i takon Vjosa Osmanit dhe ai i kryeministrit Albin Kurtit”.

“LDK dhe VV po e shfrytëzojnë këtë vakum të shpalljes se rezultateve dhe po i kryejnë detyrat shumë më herët”.

“Mendoj se kanë pas më shumë përplasje, por jo përtej nivelit të PDK dhe LDK. Kundërshtari tipik është PDK dhe kur është arritur koalicioni ndërmjet PDK-se dhe LDK-se, nuk e shoh problemin me VV-në”.

“Fëmijët e lazdruar të VV-së tashmë janë qetësuar dhe nuk do ta gjuajnë as Isa Mustafën e as LDK-në dhe në krye të qeverisë do ta kemi se paku një figurë të kësaj partie dhe ajo është Vjosa Osmani”.

“A nuk është vërtet mrekulli largimi PDK-së nga pushteti? Një parti që simbolizon korrupsion dhe nepotizëm.

“Mrekullia për mu ka ndodhur që opozita ka ardhur në pushtet dhe PDK-ja definitivisht është larguar. Pra VV është fituese dhe PDK është humbëse. PDK është larguar nga pushteti. Kjo është mrekullia për mua”, ka thënë Morina.

Të ngjashme