Fëmijët në Kosovë, me letërnjoftim që nga lindja

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftin e Koncept Dokumentit për plotësim ndryshimit të Ligjit për Letërnjoftim, i cili sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, parasheh që pajisja me letërnjoftim të bëhet që nga momenti i lindjes së fëmijës.

Ai vlerësoi se ky ndryshim mundëson një sërë lehtësirash për qytetarët.

“Qëllimi I hartimit të këtij koncept dokumenti është të parashihet e drejta që pajisja e me letërnjoftim të bëhet nga momenti i lindjes së fëmijës. Ndihmon në lehtësira në udhëtim, kjo lidhet edhe me planin e punës të qeverisë. ME projektligjin e ri do të harmonizohen edhe gjobat me ligjin e ri për kundërvajtje”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme