Ferat Shala ndër më të votuarit në PDK

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Ferat Shala, emër i njohur në politikën kosovare ka arritur të dal ndër më të votuarit në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai ka marr 18 mijë e 334 vota në nivel vendi duke u bërë personi i katërt më i votuar në PDK.

Ferat Shala ka lindur në Vuçak të komunës së Drenasit. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërkaq të mesmen në Drenas. Fakultetin e Xehtarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi i Gjeologjisë, e ka mbaruar në Mitrovicë, në vitin 1991. Në vitin 2006 ka magjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës.

Në mars të vitit 2013 ka doktoruar në Universitetin “Goce Delçev” të Shtipit (Maqedoni). Është doktor i shkencave gjeologjike. Ferat Shala është profesor asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Më parë ka dhënë mësim në Fakultetin e Gjeoshkencave në Mitrovicë dhe kolegjin universitar Tempulli, shkruan IndeksOnline.

Ai po ashtu, ka qenë dhe vazhdon të jetë konsulent professional i disa kompanive që merren me ndërtime dhe miniera. Për afër katër vjet (dhjetor 2008 – korrik 2012), ka drejtuar ndërmarrjen Trepça.

Ka qenë po ashtu ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të ngjashme