Fermerët e Rahovecit i ankohen Haradinajt se po pengohen në shitjen e prodhimeve të tyre

Rahovec | 13 Maj 2020 | 16:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fermeri Ekrem Duraku nga Krusha e Madhe e Rahovecit thotë se do të detyrohet që t’i hedhë në mbeturina lakrat e mbjella në një sipërfaqe prej një hektari, për shkak se masat e Qeverisë po ia pamundësojnë shitjen e prodhimit, raporton Ekonomia Online.

Ai i është ankuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se qeveria në detyrë e Kurtit e ka larguar tregun ku ishte paraparë të shisnin këta bujq prodhimet e tyre, si masë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

“Kemi pasur me i plasu por tregu u mbyll dhe jemi bllokuar me afro 70 mijë krerë lakra. Po presim nëse do të munden me qëndru edhe pak që jo ne duhet t’i hudhim në mbeturina. Na kishte ndihmuar ai treg por e mbyllen dhe nuk e dimë përse neve nuk na lejuan që të shesim. Nëse nuk ndërrmarin dicka për neve, atëherë do ta kemi shumë problem. Nëse do të vazhdontë shteti që me na ndihmu do të na lehtësnte shumë punë “, tha ai.

E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se veprimi për mbylljen e tregut është absurde, duke thënë se mundi i këtyre bujqve po dëmtohet.

Pas kësaj vizitë, Haradinaj vazhdoi në Rahovec, ku u takua më fermerin Selami Haxhimustafa. Edhe Ky i fundit tha se mbyllja e tregut po i dëmton bujqit e kësaj ane, për çka apeloi që të reflektohet në këtë drejtim.

“Mendoj që në një rë ardhme të hapet tregu. Kemi pasur të me shku edhe në treg por nuk kemi mundur. Kemi shitur edhe këtu në shtëpi. Do na dëmtoj pak mos hapja e tregut por s’kem çfarë të bëjmë”, tha ai.

Haradinaj nuk u ndal me kaq. Vizitën e vazhdoj te një blegtori Shefqet Sallahi nga fshati Koznik i Rahovecit, i cili merret me kultivimin e bagëtive, kryesisht lopë dhe dele.

“I kam gjithsej 50 krerë lopë dhe 400 krerë dhi. Shpenzimet që janë bërë për këtë janë të mëdja por jeni të kënaqur sepse me këtë investim jo që kontribuojmë në ekzistencat familjare por edhe të disa familjeve tjera të cilët janë punësuar në këtë fermë. Nuk jam përfituesi i ndonjë granti nga Qeveria por vetëm subvencione”, ka thënë Sallahu, teksa ka apeluar nga qeveria që të përkrahen ekonomitë e vogla familjare”, tha ai.

Ndërkaq Haradinaj tha se Biznese të tilla duhet të ndihmohen nga shteti.

“Është interesant të shihet se Shefqeti ka qenë në emigrim dhe është kthyer nga atje për të investuar në vendin e vet dhe po shihet se është një punë e qëndrueshme. Deri tani është investim vrtanak i tij dhe pos subvencioneve ai nuk ka pasur ndonjë përkrahje tjetër”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se rreth 5 mijë fermerët në Rahovec nuk janë përfshirë në Pakon Emergjente, teksa ka shtuar se puna e tyre është ndërprerë nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

“Rreth 5 mijë fermerë nuk janë përfshi në pakon ekonomike, është e pakuptimtë që të mos jenë të përfshirë. Fermerëve duhet të iu lejohet veprimtaria e tyre”.

“Është e padrejtë dhe e pakuptueshme me i dërguar Njësitë Speciale nga Prishtina për me ia heq tregun fermerëve të cilët kanë respektuar distancën, të cilën kanë respektuar udhëzimet e institucioneve të shëndetësisë, ndërsa në sheshe lejohen 500 njerëz për një aktivitet të pakuptimtë”, ka thënë Haradinaj para medieve.

Të ngjashme