“Fërrc, fërrc, fërrc, po i mshefni senet”, Kurteshi debaton me kryetarin e KQZ-së

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 13:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhje kanë ngritur çështjen e auditimit të brendshëm në këtë institucion, duke thënë se kishte shkelje të shumta dhe vjedhje.

Ata kërkuan të dinë se pse ende nuk janë dërguar ato shkelje në prokurori, derisa kanë paralajmëruar se ato shkelje do t’i dërgojnë vetë, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar përballjet e tij edhe me kryetarin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kurteshi ka kërkuar nga kryesia e KQZ-së që disa çështje mos të kalojnë në heshtje, pasi që nuk po fliten në mbledhje, gjë që e ka kundërshtuar kryetari Radoniqi, teksa ka kërkuar të vazhdohet mbledhja me pyetjet e tjera.

“Nuk ka asgjë të fshehur, jemi transparent, andaj ju lus që të vazhdojmë me pyetjet e tjera… Jo nuk ua jap më fjalën, po vazhdojmë me pyetjet e tjera”, i ka thënë Radoniqi-Kurteshit.

Megjithatë, Kurteshi ka marrë edhe një herë fjalën duke thënë se nuk e kishte fjalën për Radoniqin.

“Unë po e përmendi si çështje, këtu e dimë se kemi ngritur çështje të brendshme, pastaj të auditorit dhe të gjitha ‘fërrc, fërrc, fërrc’ janë fshehur, kanë kaluar në heshtje. Ne e dimë që nuk i keni bërë ju, nuk e pata për ju, e dimë ne kush i ka bërë këto”, ka thënë Kurteshi.

Pas fjalës së Kurteshit, mbledhja e KQZ-së ka vazhduar me diskutimet e tjera mes anëtarëve dhe kryetarit Radoniqi.

Të ngjashme