Fetahu shpalos programin për shëndetësi, premton ndërtimin e spitalit të ri në Podujevë

Podujevë | 11 Mar 2020 | 11:59 | Nga Fitore Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati nga radhët e PDK-së, për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu ka shpalosur programin e tij qeverisës për shëndetësi, raporton Ekonomia Online.

Fetahu ka paraparë që në plan-programin e tij të jetë ndërtimi i spitalit të ri, në të cilin qytetarët e Podujevës, do të kenë ku të drejtohen për shërim të sëmundjeve të ndryshme.

Sipas Fetahut, vetëm në vitin 2018, 37 mijë euro janë shpenzuar për barna.

“Me këtë rast nuk do të ketë as mungesë ta pajisjeve, të cilat deri më tani nuk ka pasur fare. Në Podujevë ka qenë vështirë të jetohet, në shumë sektorë kanë pasur ngecje. Qytetaret kanë marrë shërbime të shtrenjta në sektorin privat. Kemi pasur mungesë të pajisjeve. Stafi mjekësor nuk e kanë pasur fokus qytetarin”.

“Në 2018, 37 mijë euro janë shpenzuar për barna. Premtojmë se në kuadër të programit do të bëjmë funksionalizimin e spitalit të qytetit. Do të investojmë në pajisje laboratore dhe do të angazhohemi që analizat të bëhen në spitalin tonë dhe stomatologjinë do ta bëjmë funksionale. Për të arritur këtu kam edhe stafin tim si ish-ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili”, u shpreh ai.

E ish- ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha se do të angazhohet së bashku me Fetahun që Podujeva të ketë spitalin e ri, pa pasur nevojë që qytetarët të shkojnë në Prishtinë për çfarëdo nevoje shëndetësore.

“Duke parë që qytetarët përballen me gjendje të dobët. Ka mungesë të pajisjeve aparaturave dhe duke lënë personelin të pafuqishëm. Spitali i Podujevës është i parealizuar. Së bashku me kryetarin jemi angazhuar të krijohet projekti dhe spitali do të realizohet me Naim Fetahun”.

“Duhet me kuptu që në ministri kemi nxjerrë disa të dhëna. Komuna e Podujevës ishte shumë e dobët sa i përket infrastrukturës. Programi i zotëri Fetahut do të shtojë kënaqshmërinë e pacientëve dhe do të kursejë xhepin pacientëve”.

“Spitali i ri do të jetë modern me reparte, gjinekologji, pediatri. Shumica e pacientëve janë gratë dhe fëmijët. Zakonisht drejtohen në Prishtinë në mungesë të spitalit. Unë zotohem që nuk do të jem deri me 15 mars, por do të punojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Ismaili.

Të ngjashme