Fillon lëshimi i vulës apostile në regjionin e Pejës

Prishtinë | 26 Tet 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, filloi nga sot lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionin e Komunës së Pejës.

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve në këtë komunë, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i kësaj qendre.

Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për lehtësimin e procedurave që tashmë do të ju ofrohen qytetarëve për pajisjen e vulës apostile dhe verifikuese, duke i kryer këto shërbime në regjionin e Pejës.

Ministri Veliu theksoi poashtu se do të fillojë lëshimin e vulës apostile dhe verifikuese edhe në regjionet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme