Fillon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 11:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së fillojnë me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

Nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se me këto nënshkrime do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Ai bëri të ditur se nënshkrimi i peticionit do të bëhet në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ne atë që e kemi premtuar do ta bëjmë realitet sot. Është çasti i fundit për ata që kanë gabuar më herët ta nënshkruajnë këtë peticion sot. Gjykata Speciale është e padrejtë, ajo ka bërë shkelje njerëzore dhe mund të them i takon një kuote fashiste”.

“Ne nuk i frikohemi drejtësisë por kërkojmë të aprovohet komplet Ligji për Dhomat Speciale ose të ndryshohet. Ftojmë qytetarët që të nënshkruajnë . Sot nga ora 11 ka filluar nënshkrimi i peticionit në të gjitha degët e OVL-së”.

Xhavit Jashari, kërkoi nga deputetë ta rishikojnë një vendim që shkel Kushtetutën e Kosovës.

“Kur iu është dhënë mundësia Gjykatës Speciale njëanshëm Parlamenti i Kosovës është dashur të mendojnë mirë dhe mos t’i hapin rrugë një Gjykate që shkel Kushtetutën e Kosovës. Ne i bëjmë thirrje rishikimit të kësaj dhe të largohet krejt”.

Peticioni do të nënshkruhet edhe në mënyrë elektronike, bëri të ditur Jahir Bejta nga shoqata “Ngritja e Zërit”.

Pëlqimin për këtë peticion të ndërmarrë nga OVL e UÇK-së, e kanë dhënë edhe OJQ e organizata të shoqërisë civile.

Të ngjashme