Fillon mbledhjen Kryesia e Kuvendit, mungon Lista Serbe

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 16:25 | Nga

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Në rend dite është shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Ekonomia Online.

Por partneri qeveritar, Lista Serbe siç duket e ka bojkotuar këtë takim të Kryesisë, i cili do të vendos se kur do të mbahet seanca parlamentare për të rafitikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Të ngjashme