Fillon me një orë vonesë seanca e jashtëzakonshme për rastin “Drenica”

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 11:26 | Nga

Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar për vlerat e luftës së UÇK-së.

Kryesia e Kuvendit vendosi dje për të thirrur seancën e jashtëzakonshme për diskutimin e situatës së krijuar pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim për Grupin e ashtuquajtur të Drenicës. Për këtë,  janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.

 Seanca e jashtëzakonshme  filloi me një orë vonesë, ndërsa Lista Serbe nuk po merr pjesë.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme