Fillon protesta e BSPK-së, i bëjnë thirrje kryeministrit që t’i realizojë kërkesat e tyre

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Bashkësia e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo protestë nisi me thirrjen “Kryeministër, realizo kërkesat tona. Parandalo grevën e përgjithshme”.

Tutje, nga protesta janë dëgjuar edhe thirrje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që sipas tyre, të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga, por ta bënë atë ose t’i ngritë pagat.

Të ngjashme