Fillon raportimi i Mustafës, përplaset me deputetin Zeka

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 10:30 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Komisionit Hetimor për PTK-në dhe Valën po raporton ish-kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa, raporton EkonomiaOnline.

Mustafa para se të fillojë me raportimin e tij tha se Milaim Zeka ka pasur raporte kontraktuale në Telekom, andaj prania e tij në këtë komision është konflikt interesi.

“Deklaroj që deputeti Milaim Zeka bën veprime të kundërligjshme duke qenë në këtë komision, për këtë çështje unë kam dërgua edhe ankesë në AKK.

“Milaim Zeka ka kohë që me Telekomin është marrë për çështje të tij personale. Ai ka aty interesa private ai deri sa është bë deputet ka pasë raporte kontraktuale në Telekom. Mialim Zeka ka bërë kërcënime dhe shantazhe ndaj meje andaj nuk duhet pjesë e komisionit ja arsye që prania e tij në komision ka të bëj me konfliktin e interesit”.

Ndërsa deputeti Zeka e luti Mustafën që për gjëra personale të vazhdon debati jashtë parlamentit.

“Gjërat personale që i ke me mua vazhdoj jashtë parlamentit të Kosovës, unë s’kam kurgjo personale me ty”, i tha Zeka Mustafës.

Të ngjashme