Fillon rinumërimi i 530 vendvotimeve

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 16:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e numërimit dhe rezultateve (QNR) ka filluar rinumërimi i votave për 530 vendvotime, vendim ky i cili u mor sot nga KQZ-ja, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për medie, nga Qendra e Numërimit të votave, tha se me vendimin e KQZ-së janë 530 vendvotime që do të rinumërohen e që i përkasin komunave të ndryshme.

Elezi tutje shtoi se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike.

“Ka filluar Rinumërimi i vendvotimeve sipas vendimit të sotëm, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, janë 530 vendvotime të cilat i përkasin komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës. Arsyet e rinumërimit mund të kategorizohen në 5 grupe. Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike”.

“Gjatë auditimit rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta. Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidatët. Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është vërejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik. Në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme