Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, betohen deputët e rinj

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 11:40 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet lidhur me paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e tarifës 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan Ekonomia Online.  

Në fillim të kësaj seance janë zëvendësuar deputetët e zgjedhur me 6 tetor të cilët morën poste në kabinetin qeveritarë dhe një deputet nga AAK e zëvendëson Ramush Haradinaj.

“Enver Haliti e zëvendëson Albin Kurtin, Alban Hyseni e zëvendëson, Glauk Konjufcën, Fitim Haziri e zëvendëson Arben Vitinë, Eman Rrahmani e zëvendson Haki Abazin, Hatim Bashaku e zëvendëson Anton Qunin”, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Të ngjashme