Fillon takimi i grupeve punuese VV-LDK, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 15:15 | Nga Halide Rexhepi

Ka filluar takimi i grupet punuese të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Takimi po mbahet në selinë e VV-së dhe kjo parti po përfaqësohet nga Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku, si dhe VV-ja nga Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Ky është takimi i dytë i grupeve punues ku temë e bisedave të sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë.

Ndonëse nga ekipet punuese kanë thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare, zyrtarë të LVV-së tashmë kanë pohuar disa herë radhazi se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme i takojnë Vetëvendosjes.

Por nga LDK-ja kanë bërë thirrje të mos vendosen të tilla kushte para se t’i nisin bisedat në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme