Fillon takimi i Kurtit me Mustafën e Osmanin, pritet marrëveshja për bashkëqeverisje

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 12:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.

Kurti dhe Mustafa janë parë duke hyrë në hotelin ku edhe do të zhvillojnë takimin e përbashkët.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku e nxjerrin parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-në të dytën.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook.

Të ngjashme