Finalizohet marrëveshja, Nisma merr një zv.kryeministër dhe dy ministri

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 00:57 | Nga Ekonomia Online

LDK-ja ka arritur marrëveshje koalicioni edhe me Nismën në orët e vona derisa nesër pritet të nënshkruhet.

Klan Kosova merr vesh se Nisma do ta ketë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, atë të Tregtisë e Industrisë dhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale.

Sot gjatë ditës LDK zyrtarizoi marrëveshjen me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa mbetet të negociohet edhe me AKR-në.

AAK do t’i ketë katër ministri dhe një zëvendëskryeministër, Lista Serbe ka dy ministri dhe po ashtu një zëvendëskryeministër.

Të ngjashme