Fisnik Ismaili “sugjeron” prishjen e koalicionit, i përgjigjet Kadri Veseli

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 16:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti dhe gjendja në shëndetësinë kosovare, ka përplasur kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili.

Veseli duke folur për gjendjen e rëndë në shëndetësi dhe gjendjen e specializantëve tha se gjendja në shëndetësi duhet të zgjidhet dhe se përgjegjësi për këtë duhet të marrë ky shtet, duke i trajtuar në mënyrë dinjitoze punëtorët shëndetësorë.

“Duhet mjeket të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme. Nuk ka më turp për një shoqëri, Parlament dhe qeveri, se sa doktorët mbesin rrugëve dhe duhet të punojnë rojtar. Duhet marrë përgjegjësi”, tha Veseli.

Pas kësaj fjale të Veselit reagoi Fisnik Ismajli i cili tha se nuk mund të flasin për gjendjen në shëndetësi ata që e kanë sjellë atë në këtë gjendje.

“Kush e ka pru këtë sistem në këtë gjendje, 17 vjet ju keni udhëheq. Qysh mundeni me thanë që shëndetësia është në gjendje kaq të rëndë kur ju e keni pru në këtë gjendje, qysh keni fytyrë. Ju e keni pru në këtë gjendje…qysh keni fytyrë. Bëni diçka, prishni koalicionin sot e po hyjmë në zgjedhje se qetu na keni pru”, tha Ismajli.

Veseli duke iu përgjigjur Ismailit tha se për prishjen e koalicionit vendosin dy partitë në pushtet dhe se kjo nuk varet nga ata. “Fytyrën e ka secili për vete. A prishet a jo ky koalicion e vendosim ne dhe nuk varet prej juve”, tha Veseli.

Të ngjashme