Fitim Salihu: Këta janë tre emrat që mund të bëhen kryetar të LDK-së

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Fitim Salihu ka dhënë tre emra që mund ta zëvendësojnë Isa Mustafën si kryetar i LDK-së e që mund ta kthejnë këtë parti aty ku ishte më herët.

Sipas Salihut emrat që mund ta bëjnë këtë janë: Lutfi Haziri, Kujtim Shala ose Lumir Abduxhiku.

“I kam tre emra në mend që mund ta zëvendësojnë e ata janë: Litfi Haziri, Kujtim Shala ose Lumir Abdixhiku, këta tre ia japin një shansë të dytë LDK-së për me u kthy aty ku ishte, njani nga këta tre emra besoj që munden me e kthejllë LDK-në”, deklaroi Salihu për Gazeta Blic.

Salihu thotë se ndryshimi duhet të bëhet edhe në qasje e jo vetëm në emër.
Por se sipas tij reformimi i thellë i brendshëm dhe distancimi nga disa figura mund ta kthejë një pjesë të votës së humbur.“Mendoj që këta munden me e kthy një pjesë të votës që siç duket i ka humb dhe i ka shkuar tek VV ose që nuk kanë votuar fare. Normalisht që veç emri kryen punë, duhet reformim i thellë i brendshëm dhe distancim prej figurave tjera që janë në kryesi, duhet një qasje e re sepse nuk mjafton vetëm emri, sepse atëherë ndryshimi do ishte vetëm kozmetik”, thotë Salihu për Gazeta Blic.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas rezultatit zgjedhor të kësaj partie ka dhënë dorëheqje.Pas 99.25% të votave të numëruara, LDK rradhitet si e treta me 13.08%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme