Fitore Pacolli i harron testimet e privilegjuara të Kabinetit Kurti për Covid-19, e godet Kadri Veselin

Prishtinë | 23 Kor 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, është ndarë e pakënaqur me faktin që kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, mori rezultatin e testit për koronavirus brenda ditës.

Gjithsesi, Pacolli harroi faktin që, para disa muajve, edhe për Kabinetin e Qeverisë Kurti ka pasur privilegje të tilla.

Në një status në Facebook, ajo ka thënë se qytetarët po presin disa ditë me radhë për të bërë testin, e pastaj duhet të presin edhe për rezultate.

Ky është statusi i plotë i saj:

Në shtetin tonë të kapur:
1. shumë qytetarë presin disa ditë për ta bërë testin;
2. vetëm disa arrijnë të bëjnë testin, por duhet të presin 2-3 ditë për rezultatet;
3. ndërsa po pate fat dhe qëllon të jesh kryetar i PDKës rezultatin e merr “express” brenda ditës.

Të ngjashme