Fitore Pacolli ia përmend xhipat Besnik Tahirit harron se edhe shefi i saj përdorë xhipa

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli i ka reaguar deputetit të AAK-së Besnik Tahiri, i cili i tha partisë në pushtet se e kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë duke u bërë thirrje që t’i kthehen puënës.

Në një postim në profilin e saj në FB, Pacolli i thotë Tahirit se janë mësuar që t’i marrin xhipat dhe t’i shfrytëzojnë për qefet e tyre. Por si duket deputetja “harron” se edhe shefi i saj i përdorë xhipat e shtetit.

Reagimi i plotë i Fitore Pacollit:

Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë 🤷‍♀️

Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.

Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.

E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi.

Të ngjashme