Fitore Pacolli ndan gjysmën e pagës për shëndetësinë

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka deklaruar se i bashkohet nismës së kryeministrit duke ndarë gjysmën e pagës për shëndetësinë gjatë kohës së pandemisë.

Pacolli theksoi se si asnjëherë më parë vendi ka nevojë  të mbajë në këmbë sistemin publik shëndetësor.

Me tej, Pacolli ka kërkuar nga ata që e kanë vjedhë paranë publike t’ia kthejnë sot shtetit.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Edhe unë i bashkohem nismës së Kryeministrit dhe kolegëve të mi deputetë duke ndarë gjysmën e pagës sime.

Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës.

Asnjëherë më shumë si shoqëri se këto ditë të vështira nuk e kemi ndier nevojën për një sistem të zhvilluar publik shëndetësor.

Ta mbajmë në këmbë sistemin tonë publik shëndetësor. Pa të nuk do të mund t’ia dalim.

P.S. E ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t’ia kthejnë sot shtetit.

Të ngjashme