Fitore Pacolli: Programi dhe aktivitetet e VV-së po vidhen nga të gjitha partitë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se programi dhe aktivitetet e këtij subjekti politik po vidhen nga të gjitha partitë tjera.

Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës e cila bartë përgjegjësinë për shkatërrimin e lumenjve e tjetërsimin dhe helmimin e tokës bujqësore, paska organizuar një aktivitet me biçikleta “në shenjë të mbrojtjes së ambientit”.

“Por tani e mira është se të gjithë i madh e i vogël e dinë se kush ishte dhe kush është PDK”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

“Programi dhe aktivitetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vidhen nga të gjitha partitë politike.

Dje PDK, e cila bart përgjegjësinë për shkatërrimin e lumenjve e tjetërsimin dhe helmimin e tokës bujqësore, paska organizuar një aktivitet me biçikleta “në shenjë të mbrojtjes së ambientit” 🤣🤣

Por tani e mira është se të gjithë i madh e i vogël e dijnë se kush ishte/është PDK.

Tani të gjithë e dijmë se kush:
– ia fali ujin dhe tokën Malit të Zi;
– ka gërryer dhe po vazhdojnë t’i gërryej lumenjtë;
– tjetërsoj tokën bujqësore;
– posedon pompa të derivateve të cilat i kanë hapur vend e pa vend e po helmojnë tokën bujqësore;
– të kujt janë gurëthyesit;
– nuk pyllëzoj asnjë ari tokë por shpyllëzoj hektarë të tërë;
– përfitoj nga hidrocentralet dhe kush po tenton të mbyll lumenjtë nëpër gypa betoni;
– betonizoj mijëra hektarë tokë bujqësore;

Lista me dëmet që PDK i ka bërë mjedisit është e gjatë por fatmirësisht jeta e PDKsë në politik po merr fund”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme