“Fitores së Kurtit do t’ia kishte lakmi dhe shoku Mao”

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 23:04 | Nga

Sekretari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Lëvizjen Vetëvendosje, duke i quajtur “mostër për shokun Mao dhe revolucionin”. Ai në rrjetin social ka shkruar se “98.82% është arritshmëria e cirkut që edhe shoku Mao do t’ia kishte zili”.

Ja postimi i Bujar Cakollit në rrjetin social:

“98.82% është arritshmëria e cirkut që edhe shoku Mao do t’ia kishte zili. Përqindja e fitores së Albinit, është mostër për shokun Mao dhe revolucionin.
Cirku i sotëm i votimit të Klanit M, i kutive, fletëvotimeve, komisionarëve, vëzhguesve, mbikëqyrësve të procesit besa edhe rezultateve, përbën maskaradën më të ulët demokratike që mund të ngjaj sot në Evropë.
Ka arrit perfeksion cirku i Klanit M. Tash vazhdon lufta pa mëshirë edhe kundër 1.18% të elementit reaksionar brenda radhëve. Urime të gjithë atyre që e mbajtën qirin në këtë ditë të madhe për demokracinë, fitores së lavdishme të babës së Klanit M!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme