Fjala: Distancohemi nga hapja e ambasadës në Jerusalem

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Partia Fjala është distancuar nga vendimi i Kosovës për ta hapur ambasadën në Jerusalem.

Ky subjekt politik thotë se ky veprim shkel vullnetin e një populli.

“Ne Partia FJALA distancohemi nga veprimet qeverisë së shtetit tonë me rastin e hapjes së ambasadës në Kosovës në Jerusalem. Si qytetarë të Kosovës, kurrë nuk jemi pajtuar dhe as nuk do të pajtohemi me veprime që shkelin vullnetin e një populli”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala.

Kjo parti e konsideron shkelje të të drejtave të popullit palestinez hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe “thikë pas shpine” ndaj Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

“Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, është shkelje mbi të drejtat e popullit palestinez, është legjitimim i regjimit izraelit i cili për dekada me rradhë ka vrarë, dhunuar e përsekutuar popullin palestinez.Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “thikë pas shpine” ndaj BE-së, Turqisë dhe shumicës së vendeve të OKB-së.
Ne Partia FJALA jemi që të ndërtojmë marrëdhënie të mira diplomatike me çdo shtet, por jo duke e shtypur një popull”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme