Fjala: Rritja e pagave për kryeministrin dhe ministrat, vjedhje e popullit

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 16:23 | Nga

Partia Fjala ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të tij, ministrave, këshilltarëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë.

Kjo parti e cilëson këtë vendim si të turpshëm dhe skandaloz.

“Ky vendim është vjedhje e popullit, ngase me taksat e popullit dhe pa e pyetur fare popullin, këta zyrtarë ia rrisin vetës pagat.Ne FJALA në vazhdimësi e kemi kundërshtuar rritjen e pagave të deputetëve, ministrave , kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë të lartë”.

“Këtë e kemi kundërshtuar fuqishëm përmes Kyetarit tonë Dr.Gëzim Kelmendit gjatë dy mandateve të kaluara.E kundërshtojmë edhe tash. Njëherit ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, që ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj”, thuhet në reagimin e Fjalës.

Të ngjashme