Fjala: Sporti po e faktorizon Kosovën, politika po e denigron

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Mikpritja shembullore e kombëtares së Anglisë dhe niveli madhështor i kombëtares së Kosovës në futboll

Partia Fjala ka përshëndetur organizimin për mikpritjen e kombëtares angleze, por edhe tifozëve të saj, por është shprehur e zhgënjyer me mospërkrahjen e politikës karshi sportit.

Në një komunikatë për media kjo parti ka thënë se sporti po e faktorizon Kosovën, ndërsa politika po dështon të ruajë imazhin e shtetit të Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë e kësaj partie:

Ajo që karakterizojë gjithë aktualitetin sportiv dhe festën sportive këtë javë në vend tonë, tregon dhe është determinues i vlerave qytetare e kombëtare që shoqërija jonë posedon e ngërthen në vete.

Mikpritja e zjarrtë dhe e veçantë që u bë ndaj përfaqësueses së kombëtares angleze, në rradhë të parë është meritë e qytetarëve të këtij vendi dhe në veçanti e Dardanëve që bënë organizmin dhe fushatën më maestrale të këtij eventi.

Kosova po faktorizohet. Kur politika po dështon t’a luaj rolin e saj në imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe po përformon dobët dhe po na zhgenjen, sporti e në theks të veçant futbolli dhe xhudo po bëhet politika e jashtme e Kosovës dhe ambasadorët e Kosovës në botë.

Kosova u bë lajm në fokusin e mediave ndërkombëtare, jo vetëm për faktin se u përball ndaj kampionit të botës, Anglisë, por për arsyen e organizmit, mikëpritjes dhe kultures sportive.

Javë më parë kombëtarja angleze ishte viktimë e sulmeve raciste dhe vandalizmit racorë nga tifozët Çek. Mandje rastet që kanë të bëjnë me racizmin në arenën e sportit janë shtuar shqetësueshëm muajëve të fundit dhe ato po ndodhin edhe përmbrenda fushave-stadiumeve angleze, italiane etj.

Kosova japi shembullin më të mirë e më bukur sportiv. Ajo i’a tregoj botës që në vendin dhe kulturën tonë nuk kanë vend vandalizmat e tilla, racizmi e huliganizmi është inekzistent.

Sporti si instrument për promovimin e vlerave dhe kulturës sonë qytetare e kombëtare në arenën ndërkombëtare po tregon efikasitet dhe impakt të pakrahasueshëm. Mediat më prestigjioze shkruan për Kosovën. Madje, kishte nga qytetarët anglez që pasi lexonin mediumet angleze në lidhje me vëmendjen që ato i’a kushtonin mikëpritjes dhe ndeshjes së Kosovës ndaj Anglisë, e kishin kuptuar aty që Kosova ishte shtet i pavarur me të drejta të plota, përderisa kishin menduar se ajo është një krahinë e Serbisë.

Organizmi shtetëror ishte i dështuar. Rasti i mikëpritjes së lojtarëve anglez në airoportin “Adem Jashari” me vajza e buqeta lulesh nuk është pritur mirë në gjykimin e qytetarëve tonë. Pa hyrë në detajet e komentimit të rastit, se çfarë paraqiste ajo pamje, gjykimi më real që i bëhet asaj pjese është: përse një mirëpritje e tillë me një ceremoni të veçantë e fokus simbolik nuk i’u është bërë asnjëherë Mailinda Kelmendit? Kur ajo ishte jashtë shtetit duke na përfaqësuar ne dhe shtetin tonë, duke ngritur lartë imazhin e shtetit tonë në arenën ndëkombëtare, shteti nuk ishte asnjëherë aty ta priste në një mënyrë të tillë! Kjo është fatëkeqësia jonë si shtet, që protokolet shtetërore janë tmerrësisht joprofesionale dhe politika është kaq e papërgjegjëshme, indiferente dhe e paaftë ndaj rasteve kur të rinjët dhe qytetarët tanë kanë potencialin e madh për t’i dhuruar këtij vendi, ndërsa ata nuk përkrahen dhe nuk u jipet vlera meritore.

Sa i përket kombëtares sonë, ajo ka kryer çdo mision të saj, përtej pritshmërive të saja si përfaqësuese e re dhe e pa përvojë në garat ndërkombëtare.

Ajo tregoj sukses të madh e dramatik ndaj kombëtareve më përvoja të mëdha duke mposhtur Çekinë, Malin e Zi, e Bullgarinë.

Kosova si kombëtare e re, pas Kroacisë, nuk ka më rival të denjë përball saj në rajon që ka kualitetin e tillë.

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka përmbysur çdo parashikim të mundshëm, andaj suksesi i saj është kaq madhështor.

Ne besojmë fuqishëm në ëndrrën e legjendes së futbollit, Fadil Vokrri, ku Kosova do të kualifikohet në Euro 2020. Dhe në një të ardhme të afërt, Kosova do të jetë përfaqësuese me potencial të madh dhe në një nivel e dimension krejtësisht tjetër, do të jetë e denjë përball kombëtareve të mëdha, sepse vetë ajo do të jetë e madhe.

Për fund, Partia FJALA uron qytetarët e Kosovës për sjelljet qytetruese dhe mikëpritjen e tyre të pashembullt ndaj përfaqësueses angleze dhe qytetarëve anglez. FJALA uron dhe jap mbështetjen maksimale ndaj përfaqësues së Kosovës në arritjet e deritanishme dhe në sfidat e ardhshme të saj.

Të ngjashme