Fjalimi vjetor – Osmani falënderon mjekët e shpreh ngushëllime për viktimat e Covid-19

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 10:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja, Vjosa Osmani, fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, e ka nisur duke ngushëlluar për jetët e humbura nga Covid-19.

Ajo tha se sfidat e tilla e bëjnë popullin bashkë, kurse falënderimin kryesor e pati për personelin shëndetësor për të cilin tha se u bë shembull sakrifice.

“Viti që po e lëmë pas ishte sfidues për ne dhe gjithë njerëzimin. Për shkak të pandemisë dhe pasojat që la si në shendet, ashtu në ekonomi. Pandemia ka sfiduar jetët tona dhe mbase ka ndryshuar përjetësisht edhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, në këtë moment kur sytë tanë janë orientuar fuqishëm nga shpresa për një të ardhme më të mirë, dua t’i kujtojmë ata që e humbën jetën si rrjedhojë jetën nga virusi”.

“Dua t’iu shpreh ngushëllime familjeve të tyre, por edhe t’u jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’i shpreh mirënjohje qytetarëve të Kosovës, sidomos personelit shëndetësor që e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi është gjithmonë i mundur”.

Osmani tha se duhet përkushtim global për ta luftuar pandeminë dhe mbrojtur ambientin sikurse edhe në përballje me plot kërcënime tjera.

Të ngjashme