Flamuri Shtetëror vendoset tek rrethi në Prishtinë

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 22:10 | Nga

Pas problemeve me energjinë elektrike për të larguar flamurin kombëtar i cili gjendet tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, ai është tërhequr dhe është zëvendësuar me flamurin shtetëror.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16:00, megjithatë kjo u bë vetëm në orët e mbrëmjes.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së vendit.

Ai urdhëroi që për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek rrethi në Prishtinë.

Vidhet Flamuri i Kosovës që duhej të vendosej tek rrethi

Flamuri i Kosovës i cili gjendej në një veturë zyrtare në afërsi të rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës është vjedhur.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, njofton Klan Kosova.

Ky flamur mendohej të vendosej në këtë vend, dhe ishte punuar specifikisht me përmasa të mëdha për këtë qëllim.

Paraprakisht për shkak të mungesës së energjisë elektrike zjarrëfikësit u detyruan të largojnë Flamurin Kombëtar dhe derisa përfundoi kjo procedurë është vjedhur Flamuri i Kosovës.

Tani zyrtarët dhe zjarrëfikësit do të marrin një flamur tjetër i cili ka përmasa më të vogla, për ta vendosur tek rrethrrotullimi.

Flamuri i Kosovës nuk u vendos brenda orarit zyrtarë të punës tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës poshtë Veternikut. Vendosjen e flamurit të shtetit gjatë ditës e kërkoi edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Të ngjashme