Flet edhe Mustafa, tregon çka bisedoi me Kurtin

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton EkonomiaOnline.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me Kurtin folën për gjendjen politike të krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, por edhe për qeverinë e ardhshme, e cila sipas tij duhet të jetë përgjegjëse karshi nevojave të qytetarëve.

Ky është statusi i plotë i Mustafës:

Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane. IM

Të ngjashme