Florin Krasniqi; Në VV me jepnin libra të Leninit

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 21:48 | Nga Ekonomia Online


Ish deputeti i VV-së, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Florin Krasniqi, gjatë një interviste për T7 ka rrëfyer gjëra të shumta për kohën e angazhimit të tij politik në partinë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se VV i është dukur gjithnjë tek ekstremi i majtë dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje që ky subjekt të “zbutej” ideologjikisht, duke u afruar kah qendra. Ndër të tjera tha se në VV i kanë thënë që ta heqin kravatën.

“Më thojshin se kravata simbolizon borgjezinë”, u shpreh ai duke qeshur. Krasniqi ka edhe treguar edhe një detaj interesant. “Ata m’jepnin libra të Leninit, unë iu jepsha të Reganit”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ai po ashtu ka shpalosur edhe pakënaqësi tjera me ish-partinë e tij, duke përmendur aksionin e rrëzimit të mauneve, ku ai thotë se e kishte kundërshtuar vazhdimisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme