Fondacioni britanik prezanton projektin edhe në LDK

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 16:42 | Nga

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritën një delegacion të fondacionit britanik “Westminister Foundation for Democracy”, në përbërjen e të cilit ishin: Devin O’Shaughnessy, Drejtor i Programit – WFD, Chris Levick- Menaxher i programit për zyret në Evropë dhe Azinë Qëndrore, Blerim Vela-udhëheqës i zyrës në Kosovë ,ambasadori i Britanisë së Madhe Ruairi O’Connel.

Në këtë takim Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputetja Njomza Emini, informuan delegacionin për historikun, funksionimin, nevojat dhe objektivat e LDK-së.

Gjatë këtij takimi u identifikuan fushat në të cilat mund të ketë bashkëpunim në mes të LDK-së dhe këtij fondacioni.

Kjo vizitë ishte në kuadër të fushatës për në lansimin e projektit për përkrahjen e zhvillimeve të partive në Kosovë.

Të ngjashme