Formohet Grupi punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGjK-së e KPK-së

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka formuar formimin grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi tha se mbeten 15 ditë kohë që t’i shqyrtojnë aplikacionet.

Ai ka treguar se 12 kandidat kanë aplikuar për pozitën e anëtarit në KGjK, ndërsa 2 në KPK.

“Për pozitën e anëtarit të KGJK kanë aplikuar 12 kandidat ndërsa për atë të KPK-së vetëm dy kandidatë”.

“Ne kemi 15 ditë afat me e përmbyllë këtë proces, dhe është mirë ta trajtojmë me seriozitet”.

Pjesë e këtij grupi punues janë: Arban Abrashi nga VV-ja, Hajdar Beqa nga PDK-ja dhe Driton Selmanaj nga LDK-ja, raporton EO.

Të ngjashme