Formohet Komisioni Hetimor për lejet e operimit të hidrocentraleve

Prishtinë | 25 Sht 2020 | 12:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është konstituuar zyrtarisht Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë , raporton Ekonomia Online.

Kjo është  bërë të premten ku ky komision ka mbajtur mbledhjen e parë.

Kryesuesja e komisionit Eliza Hoxha ka thënë se qëllimi i këtij komisioni është që të hetojë mbi proceset e hidrocentraleve.

“Qëllimi i punës së këtij komisioni është të hetojë aspekte të ndryshme që lidhen me hidrocentralet në Kosovë në mënyrë që të hidhet dritë mbi këto procese.”

Haxhi Avdyli nga LDK-ja, iniciues i themelimit të këtij komisioni, ka thënë se hetimet qe do të bëhen në këtë komision do të dërgohen në organet kompetente të vendit.

“Ky komision ka të bëjë më mbikqyrjen  e licencimit dhe procesin e deri tashëm e të gjitha pasojat që kanë degraduar ambientin dhe besoj që do të ketë një bashkëpunim  të mirë dhe të kemi rezultate më të mira të këtij hetimi dhe ti dërgohen organeve kompetente”, tha ai.

Ndërsa Besa Gaxherri nga LDK-ja ka kërkuar që sa më shpejt të pajisen me dokumentacione zyrtare të licencave dhe pastaj të shikojnë me radhë se kush duhet të ftohet i pari për raportim.

Të ngjashme