Formohet Komisioni për ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 11:44 | Nga Besajana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka formuar Komisionin për nismën legjislative për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Festat Zyrtare, raporton Ekonomia Online.

Ky komision në pajtim me të gjithë antarët ka zgjedhur si kryetar Veton Berishën, ndërsa anëtarë do të jenë Myfera Sinik, Danush Ademi, Sasha Milosavlevic dhe Xhelal Sfeçla.

Veton Berisha kërkoi që dita e komunitetit egjiptian të futet në kalendar si festë zyrtare.

“Kjo nismë ka ardhur nga mandati i kaluar. Unë tentoi me hy dita e komunitetit egjiptian sepse ne e festojmë ndahet fond mirëpo nuk njihet si festë zyrtare. Para 24 qershorit të këtij viti të jetë festë zyrtare.  Unë kisha propozo që në komision të kemi ministrin e punëve të brendshme, të flasim për përfaqësimin e komuniteteve në polici dhe ministrin e punës dhe mirëqenies sociale”.

Berisha kërkoi pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Brendshme dhe atij të Mirëqenies Sociale në takimet e radhës të këtij komisioni në mënyrë që të diskutohet edhe për numrin e pjesëmarrësve të komuniteteve në Policinë e Kosovës dhe institucione tjera.

Ndërkaq kryetari i komisionit, Igor Simiq, tha se ky komision ka mundësin që ta plotësoj apo ndryshoj Ligjin, me propozime konkrete.

“Grupi punues që do të merret me plotësim ndryshimin e ligjit për Festat Zyrtare. Konstatoj se është formuar grupi për mbikëqyrjen e këtij projektligji”.

Komisioni gjithashtu ka bëri edhe shqyrtimin e Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Si dhe ka bërë Shqyrtimin e Projektligjit mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, me amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa.

Të ngjashme