Formohet Komiteti për Politikë e Financa, AKR pretendon se iu mohua e drejta e përfaqësimit

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 14:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Formohet Komiteti për Politikë e Financa, AKR pretendon se iu mohua e drejta e përfaqësimit

Kuvendi Komunal i Prishtinës, pas zgjedhjes së kryesuesit, ka themeluar Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), prej 11 anëtarësh, raporton Ekonomia Online.

Në këtë pikë e rendit të ditës, asamblistët e AKR-së, kërkuan që në KPF, të jetë edhe një anëtar nga kjo parti, ndonëse u tha se nuk i takon.

Fatos Dibra, përfaqësues i Zyrës Ligjore, tha se në bazë të interpretimit dhe mendimit të MAPL-së, është thënë se Lëvizjes Vetëvendosje i takojnë 4 anëtarë si partia më e madhe në Kuvend, ndërsa LDK-së i takojnë 3 anëtarë.

E PDK-ja ka 2 anëtarë, ndërsa AAK-ja përfaqësohet me një anëtar. I 11-ti anëtarë automatikisht zgjidhet kryesuesi.

“Zyra e Kuvendit ka pasur dilema si ndahen këto vende, dhe ne kemi pasur sqarime nga MPAL, dhe jo zyrtarisht jemi njoftuar nga kjo ministri që ndarja bëhet sipas numrave në Kuvend”, tha ai.

Asamblisti i AKR-së, Gëzim Mehmeti, e quajti këtë shkelje të rregullores.

“Është shqetësuese kur po vazhdoni me këtë rend të ditës, kur dihet se po shkelet rregullorja e punës”, tha Mehmeti.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë propozuar, Nora Kelmendi, Arbnora Berisha, Mirsad Vitia dhe Gëzim Sveçla. Anëtarë nga LDK-ja u propozuan Jeta Rafuna-Hasani, Donald Lushaku dhe Donjeta Dragusha.

Nga PDK-ja është propozuar, Shegë Beqiri-Badivuku dhe Plator Gërdovci. Ndërsa AAK-ja ka propozuar Bahri Gashin.

Anëtarët e KPF-së u votuan me 40 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

LEXONI EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme