Forumi Gruas së LDK-së: Çdo negocim për territorin e Kosovës cenon kushtetutshmërinë e saj

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 14:46 | Nga

Sot është mbajtur takimi i Kryesisë së Forumit të Gruas me kryetare të degëve, me ç’rast është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.

Forumi i Gruas mbështet qëndrimet e kryesisë së LDK-së dhe vlerëson se çdo negocim për territorin e Kosovës cenon kushtetutshmërinë e saj. Ky mekanizëm i LDK-së është i përkushtuar si çdo herë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe kërkon vëmendjen qytetare në këto procese.

Prandaj, FGLDK si tejkalim nga kjo situtatë i sheh të nevojshme Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për planin e aktiviteteve të Forumit të Gruas dhe mobilizimit të grave në nivel të degëve.

Në këtë takim u diskutua edhe për rastet e fundit të dhunës në familje, me ç’rast Kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi bashkë me të gjitha strukturat e degëve kërkuan mobilizim të gjerë për të luftuar çdo formë të dhunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme