“Forumi i liderëve”, mekanizmi i Avdullah Hotit për dialogun me Serbinë, i fton VV-në e PDK-në t’i bashkohen

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar mekanizmin e tij për dialogun me Serbinë, i cili pritet të çojë drejt një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka propozuar një “forum të liderëve” për bisedimet me palën nga Beogradi.

“Forumi i liderëve”, mekanizmi i Avdullah Hotit për dialogun me Serbinë, i fton VV’në e PDK’në t’i bashkohen

Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka ftuar partitë opozitare të vendit që t’i bashkohen nismës së tij.

Gjatë një interviste në Klan Kosova, ai i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të ish-kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, që udhëhiqet nga ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, që të bëhen bashkë me partinë në pushtet në një tryezë.

Hoti ka thënë se Kosova është gati në pikën që t’i thotë Serbisë se mjaft është mjaft.

Ai këtë e quajti arritje, duke thënë se është rezultat i veprimeve të marra vetëm brenda javës që është në krye të ekzekutivit, duke iu referuar heqjes së reciprocitetit.

“Ne kemi dialoguar me Serbinë që nga viti 2011 dhe tash jemi në një situatë specifike. Jam i bindur se ngadalë po shkojmë në një pikë ku mund t’i themi Serbisë mjaft është mjaft”, ka deklaruar Hoti.

“Marrëdhëniet tona duhet të mbyllen me njohje reciproke. Kosovën e kemi vendosur në një pozicion më të favorshëm në dialog dhe me marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë”, është shprehur Hoti.

Të ngjashme