Foto e ditës nga Ambasada Amerikane në Tiranë – statuja e Skënderbeut në SHBA

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 11:55 | Nga

Ambasada Amerikane në Shqipëri, përmes profilit të saj zyrtar në Facebook, ka shpërndarë fotografinë e statujës së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, statujë kjo e vendosur në kodrat Rochester, Miçigan, SHBA.

Këtë fotografi, Ambasada e ka cilësuar si “Foto të Ditës”.

“Foto e Ditës | Statuja e parë e Skënderbeut në Shtetet e Bashkuara, në kodrat Rochester në Miçigan. Statuja qëndron pranë kishës katolike shqiptare të Shën Palit, e cila u themelua në 1981 nga emigrantë shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin vendosur në kontenë Okland gjatë viteve ’70”, ka shkruar Ambasada në postimin e saj në Facebook.

Fotografia ndërkaq është shpërndarë fillimisht nga profili “Team Albanians” në Twitter.

Të ngjashme