Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë shkuar sot në Hagë, për ta vizituar djalin e tyre pas gati pothuajse dy vite.
Haxhi dhe Hyra Thaçi do të takojnë djalin e tyre pas gati dy vjetësh/
Prindërit e ish-presidentit kanë udhëtuar me makinë deri në Tiranë dhe nga aty me aeroplan kanë udhëtuar për në Amsterdam.
Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Ai dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.