Fqinjët e Jakup Krasniqit në Prishtinë: Luftoi për popullin

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Pak para fillimit të seancës ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, dera e shtëpisë së tij ishte e mbyllur. Për dallim nga e mërkura kur u bastis shtëpia e Krasniqit, sot mbretëronte qetësia.

Fqinjët e parë të Jakup Krasniqit u shprehën të revoltuar për arrestimin dhe gjykimin e tij.

“Ka luftuar për popull”, tha njëri prej tyre.

Ata thonë se nuk kanë njohur njeri më të mirë se Krasniqi.

“Jakup Krasniqin e njohim para 10 vjetëve, është vështirë me gjet kojshi më të mirë”, thotë tjetri.

Ish-zëdhënës i UÇK’së Jakup Krasniqi, në seancën e parë para trupit gjykues të Gjykatë Speciale, u deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai deklaroi se UÇK ishte ndërmarrje çlirimtare e jo kriminale siç thuhet në aktakuzë, ndërsa nënvizoi se nuk është as mysliman e as katolik por është shqiptar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme