Franca konsideron se formimi i ushtrisë së Kosovës “nuk erdhi në momentin e duhur”

New York | 17 Dhj 2018 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Francosi Delattre, ambasador i Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje te Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje paqësore.

Duke folur për Ushtrinë dhe taksën ai ka kritikuar të dyja këto vendime të Kosovës.

Për Ushtrinë ka thënë se nuk ka qenë koha më e mirë e mundshme.

“Miratimi i ligjeve për Ushtrinë nuk vjen në kohën më të mirë të mundshme, sepse përkeqëson dialogun. Janë bërë pa koordinuar me NATO-n dhe pa rrugë kushtetuese”, ka thënë Delattre.

Ai pati edhe një kërkesë për Qeverinë e Kosovës. Tha se taksa duhet të hiqet, sepse është në kundërshtim me marrëveshjet për tregti të lirë.

“Po mendoj për vendimin e qeverisë së Kosovës për tarifat 100%. Këto vendime nuk i kontribuojnë situatës. Ne ftojmë autoritetet e Kosovës të anulojnë këto tarifa”, deklaroi ambasadori francez në OKB.

Të ngjashme