Frashër Demaj: Brenda vitit nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Historiani dhe deputeti Kuvendit të Kosovës, Frashër Demaj, ka folur për Shtetet e Bashkuara të Kosovës dhe ndikimin e tyre në dialogun me Serbinë.

Ai ka deklaruar se SHBA-të asnjëherë nuk e kane hequr vëmendjen nga Kosova.klankosova

“SHBA-të janë sponzori kryesor i pavarësisë së Kosovës, ato kanë politikë të jashtme të qëndrueshme dhe politika e jashtme e SHBA-ve është në përputhje me interesat e Kosovës”.

“Tani më po them me presionin në thonjëza të SHBA-ve është fillimi i fazës së fundit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, që natyrisht është premtuar nga administrata amerikane në pajtueshmëri të plotë me qeverinë e Kosovës që nën një nuk do të ketë diskutimet për shkëmbime territoresh dhe as për cenimi kufijsh, dhe e dyta do të garantohet unitariteti i shtetit të Kosovës”.

“Këto dy çështje janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe unë mendoj që duke u respektuar Kushtetua e Kosovës, shqiptarët do të përfitojnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë të cilën unë nuk e shoh të mundshme shumë shpejt”.

“Pra unë nuk e shoh që brenda këtij viti mund të kemi marrëveshje përfundimtare me Serbinë, por mund të afrohemi drejt kësaj marrëveshje përfundimtare”.

“Shqiptarët asnjëherë nuk duhet të kenë iluzione që pa SHBA-të, pa Britaninë e Madhe që doli nga BE-ja dhe pa shtetet kryesore të BE-së siç janë Gjermania, Franca dhe shtetet tjera te fuqishme. mund të arrihet perspektiva e Kosovës”.

“Kosova duhet të ketë miqësi edhe me vendet e BE-së por partneritet strategjik dhe miqësi të përhershme me SHBA-në”, ka thënë Demaj.

Të ngjashme