Frashër Demaj i LDK-së synon ta ndërrojë fjalorin dhe të shprehurat e deputetëve

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka thënë se duhet të ketë kujdes të madh në fjalorin që do të përdoret në legjislaturën e ardhshme.

Me anë të një interviste televizive, historiani ka deklaruar se mënyra e të shprehurit në qeverisjen e ardhshme duhet ndryshuar nga ajo që kanë përdorur përfaqësuesit e vendit, duke i cilësuar si shembulli më i keq ndonjëherë.

“Kemi nevojën e një logjike qytetare. Ata kanë shërbyer si shembulli më i keq i përfaqësuesve të popullit duke përdorur fjalorin më të keq ndonjëherë. Duhet ndryshuar mënyra e të shprehurit, të ketë kujdes në fjalorin që përdoret në legjislaturën e ardhshme”, ka theksuar Demaj.

Historiani ka shtuar tutje se Kosova ka “rrëshqitur” në një krizë të thellë, duke thënë se pothuajse çdo i dyti qytetar ankohet për jetën, punën dhe gjendjen e përgjithshme në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme