Frashër Krasniqi akuzon Vetëvendosjen për dhunë ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Frashër Krasniqi ka folur në emisionin Frontal në T7 pasi që ka denoncuar në polici të Kosovës për sulm fizik kandidatin për deputet nga Vetëvendosje, Albin Gashin.

Ai thotë se i ka thënë Gashit se nuk do të përleshet me të, pasi që nuk beson në shunë fizike, e se ai prap se prap e ka sulmuar.

Krasniqi thotë se nuk ia ka kthyer sulmin kandidatit për deputet nga Vetëvendosje.

“Unë i thash nuk e  kam ndërmend me u rreh me ty sepse nuk besoj në dhunën fizike, ai më ka sulmu, prap nuk ja kam thy unë e njoh z.Gashi edhe më herët, ai ka sulmu gjatë gjithë kohës”, ka thënë ai.

Ish’deputeti i PSD’së, ka thënë se kjo po ndodh nga linçimet e organizuara nga Vetëvendosje për njerëzit që mendojnë ndryshe.

“Për mu kjo është thjesht një paraqitje e një rasti ku linçimet mediale të organizume prej partisë në pushtet përcillen edhe me dhunë fizike nëpër dhunë ndaj njerëzve që mendojnë ndyshe, kjo është klima që e ka bë Vetëvendosje”, ka thënë Krasniqi në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7.

Të ngjashme